E Diel, 1 Nëntor 2026

Ameba sjell sakrificen per mbijetese me skene

Trupa e Teatrit të Dodones nga Prishtina ka mbërritur në Tiranë për të prezantuar para publikut shfaqjen “ Ameba”. Inspirimin për të shkruar tekstin mbi të cilin është ndërtuar shfaqja “Ameba”, Orhan Kerkezi e ka gjetur teksa shfletonte libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj në bibliotekën e tij personale.

Kurrë më parë nuk kemi parë që aktorët mos të prekin skenën, por ato qendrojnë dhe lëvizin mbi kuba që u ngjasojnë varreve. Kjo është risi në teatrin europian sipas regjisorit.

Regjisori rikthehet pas 17 vitesh mungesë në Teatrin Dodona. Kësaj here jetësimin e shfaqjes e ka besuar te 5 aktorët. Makfire Kyqykaliu, Rebeka Qena, Blerta Sylkaj, Genta Retkoceri dhe Majlinda Kosumoviq.

“Ameba” e Kerkezit sjell sakrificën për mbijetesë nëpërmjet konfliktit të brendshëm. Të pesë personazhet janë të izoluara, sepse rrethi i shkakton dhimbje.

Kjo shfaqje që ngjason me filmin shënon edhe bashkëpunimin konkret mes Teatrit të Metropolit dhe atij të Dodonës në Prishtinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›