Amendament i ri në Greqi, pushime nga puna me dekret presidencial
Greqi- Pushime nga puna vetëm me një dekret presidencial. Ky është amendamenti i ri që ka çuar në parlament për aprovim ministri grek i Financës Janis Sturnaras dhe ai i Reformave Administrative Qirjakos Mitsotakis.
Në këtë mënyrë, i hiqet përgjegjësia deputetëve të partive të koalicionit qeveritar që shpesh herë nuk kanë rënë dakort me vendimet e kryeministrit dhe u jep dorë të lirë ministrave përkatës që ta zvogëlojnë ata aparatin shtetëror, kusht ky i vendosur nga trojka për vazhdimin e ndihmës financiare nga FMN-ja dhe BE-ja.
I vetmi institucion që mundet ta konsiderojë si të paligjshëmë këtë dekret do të jetë Këshilli i Lartq i Shtetit.
Por ky vendimka shkaktuar protesta të tjera në vend, teksa partitë opozitare kanë thënë se qeveria Samaras sipas tyre po vazhdon të udhëheqë në mënyrë antidemokratike.
Ndërsa mësohet se 25 nga 38 kryebashkiakë të Greqisë së Veriut kanë bërë gati dorëheqjet e tyre. Sinikatat e mësuesve kanë paralajmëruar se nuk do të nisin vitin e ri shkollor në rast se hedh në rrugë mijëra mësues.