E Enjte, 5 Nëntor 2026

Amerika voton, vëmendja përqëndrohet në shtetet e lëkundura

Ndërsa SHBA voton, të gjithë sytë janë te shtetet e lëkundura që pritet të vendosin zgjedhjet.

Në zgjedhjet presidenciale, shtetet me më shumë njerëz vlejnë më shumë pikë, ose votat e kolegjit elektoral siç njihen.

Në të gjithë SHBA-në ka gjithsej 538 vota të kolegjit elektoral.

Fitues do të jetë kandidati që fiton 270 ose më shumë vota.

Shtatë shtetet e konsideruara kyçe në këto zgjedhje mbajnë 93 vota kolegji elektorale mes tyre. Të dy kandidatët do të duhet të fitojnë të paktën tre shtete të lëkundura./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›