Amerikanët përpiqen të gjejnë punë më të sigurta
Kur shumë industri janë në vështirësi gjatë periudhave të rënies
ekonomike, disa punonjës kërkojnë punë në sektorë që janë në rritje. Shifrat
tregojnë se një nga sektorët e pa prekur nga recesioni është shërbimi
shëndetësor.Sipas statistikave
qeveritare, në këtë sektor u hapën vitin e kaluar rreth 750 mijë vende të reja
pune, ndërkohë që në sektorë të tjerë të ekonomisë humbja e vendeve të punës
ishte tejet e ndjeshme. Faqja e Internetit, Jobfox, i rendit infermierinë dhe
administratën mjeksore si dy vendet më të sigurta të punës gjatë periudhës së
recesionit.
Kariera e re e Lorin Dan-it e bën atë të ndjehet më i sigurt.Dhe kështu ai dhe gruaja e tij Kelli sëbashku
me djemtë e tyre binjakë 19 muajsh, Kameron dhe Noah, të kalojnë një pjesë të
pasditës në park.
Lorin la kohët e fundit punën që kishte për të gjetur një punë më të sigurt në
fushën e mjeksisë.Ai kishte punuar 7
vjet si bashkërendues huash për blerësit e shtëpive, para se kjo industri të
binte dhe të shkaktonte krizën financiare të vendit.
"Ishte e vështirë të largohesha nga një punë që më pëlqente në sektrorin e
huadhënies për shtëpitë.Por nga ana
tjetër më duhet të mbaj familjen dhe për momentin sektori i huave nuk do të më
ndihmonte të plotësoja standardet e mia të jetesës".
Lorin Dan filloi punë në muajin gusht në një nga spitalet lokale, ku merret me
rregjistrimin e pacientëve.Ai është
shumë i përzemërt me njerëzit.Lorin
thotë se i pëlqen puna e re dhe është më pak i shqetësuar se mund ta humbasë
atë.
"Gjithmonë do të ketë njerëz që do të sëmuren dhe ne jemi këtu për t'u kujdesur
për ta.Besoj se industria e mjeksisë
është shumë e fuqishme, pavarësisht se sa të rënda janë kushtet ekonomike”.
Ndërsa Lorin Dan zgjodhi sektorin e kujdesit shëndetësor për një punë më të
sigurt, faqet e punëve në Internet vënë në dukje se vende të shumta pune ka për
shitës, mësues, programues softverësh, personel sigurimi dhe llogaritarë.
Zyrat e punës në Florida janë plot njerëz që kërkojnë punë.Më shumë se 7 përqind e punonjësve të këtij
shteti janë të panunë. Ekspertëtparalajmërojnë se asnjë
industri nuk është plotësisht e sigurt gjatë periudhvetë rënies ekonomike.Geri Ërl ështëdrejtor i një agjencie punësimi.
"Në përgjithësi, recesioni shtrihet në gjithë ekonominë dhe mbeten pak për
të mos thënë asnjë sektor i ekonomisë që nuk preket prej tij”.
Zoti Ërl thotë se 70 përqind më shumë njerëz iu drejtuan agjencisë së tij për
punë në vitin 2008, krahasuar me me një vit mesatar.
Ndërkohë, Lorin Dan nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në industrinë e
huadhënies, kur tregu i shtëpive të mëkëmbet.
Por tani për tani ai është i kënaqur me punën e re që bën.//iç//