E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikani i Bin Ladenit ende i lire

Autoritetet pakistaneze pergenjeshtruan lajmin e perhapur pak dite me pare per arrestimin e terroristit amerikan te Al Kaedas, Adam Gadahn.

Nje zyrtar i larte i sherbimeve sekrete pakistaneze deklaroi per televizioni amerikan CNN se Gadahn nuk eshte kapur prej forcave te sigurise vendase dhe se lajmi i perhapur pak kohe me pare ishte fals.

Adam Gadahn i njohur ndryshe edhe si “amerikani i Bin Laden”, luan rolin e zedhenesit te organizates terroriste Al kaeda. Ai kerkohet prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes per tradheti te larte ndaj kombit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›