E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty: Izraeli po u mohon ujin palestinezëve

Organizata thotë se kufizimet që ka vendosur Izraeli i diskriminojnë palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor, ndërsa në Gaza bllokada izraelite ka shkaktuar një gjendje krize në sistemin e ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza.

Autorja e raportit te “Amnesty International”, Donatella Rovera thotë se Izraeli duhet t'u sigurojë palestinezëve mundësi më të mira për shfrytëzimin e burimeve ujore.

"Kufizimet me të cilat përballen palestinezët për shfrytëzimin e ujit përbëjnë shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar. ‘Amnesty Internatiol’ rekomandon që Izraeli të marrë masa për t'u dhënë mundësi palestinezëve të shfrytëzojnë sasinë e nevojshme të burimeve ujore dhe të heqë kufizimet e vendosura aktualisht ", tha autorja e raportit të “Amnesty International”.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›