E Martë, 3 Nëntor 2026

Amnistia Penale sot në Kuvend, Basha: Do përfitojnë të zyrtarët e korruptuar

Kryedemokrati Lulzim Basha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se nga Amnistia Penale do të përfitojnë zyrtarë të dënuar për korrupsion.

Ai kërkojë që të ketë transparencë, pasi duhet t’i jepet mundësia qytetarëve të njihen me projektligjin.

“Transparenca shërbehet përmes proceduarave parlamentare. Amnistia nuk ka qenë në rendin e ditës. Ju nuk doni që qytetarët të kenë mundësi të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO dhe ndëshkon opozitarë dhe proetstues të tjerë. Përfitojnë zyrtarët e dënuar për korrupsion.

Përfitojnë të korruptuarit dhe dënohen ata që janë ngritur kundër korrupsionit”, tha Basha. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›