E Martë, 3 Nëntor 2026

Amnistia penale, pritet votimi në parlament

Parlamenti shqiptar pritet të votojë të enjten ( 4 mars ) amnistinë penale, e cila ishte parashikuar për seancën e datës 22 mars. Sipas 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se nga miratimi i amnistisë do të përfitojnë më shumë se 3200 persona, 700 prej të cilëve në burg dhe pjesa tjetër në shërbim prove. 

Manja shtoi se amnistia penale i vjen në ndihmë problemit të mbipopullimit, pasi sipas tij,  burgjet janë të mbipopulluara dhe se kanë mbi 190 të paraburgosur më shumë sesa kanë kapacitete.

Aktualisht në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, Shqipëria ka 5818 persona , 2 204 janë të dënuar, 3150 janë të paraburgosur dhe 458 per  janë me masa mjekësore në zbatim të një vendimi gjykate. 

Një ditë më parë të gjitha forcat poltike në parlament Partia Socialiste, Rithemelimi i drejtuar nga Gazment Bardhi dhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës, shprehen publikisht votën pro amnistisë. Për miratimin e amnistisë duhen 84 vota.

Në seancën e së enjtes pritet të rivotohen edhe disa project ligje që janë anuluar pasi nuk kishin kuorumin e nevojshmë të deputetëve.   

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›