E Diel, 1 Nëntor 2026

Amy Whinehouse, vdiq nga helmimi me alkool

Një hetim i dytë mbi vdekjen e këngëtares, Amy Winehouse, ka konfirmuar se ajo vdiq nga toksiciteti i alkoolit i cili, në të shumtën e rasteve, përfundon me fatalitet. Verdikti i njëjtë u regjistrua kohë më parë por, ky version ishte dëgjuar nga një mjek ligjor i cili nuk kishte përvojë të majftueshme.

Gjatë seancës, u tha se, Amy para vdekjes tragjike, kishte pirë shumë duke e kaluar për pesë herë limitin e caktuar me ligj.
Pas analizave, yllit të, ‘Back To Black’, i’u gjetë në gjak 416 miligram të alkoolit për decilitër ndërkaq, limiti përcaktuar me ligj është 80 miligram.

Winehouse, u gjet e vdekur në shtrat në banesën e saj në Camden, në veri të Londrës, gjatë pasdites të së shtunës së 23 korrik 2011./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›