Analistet kosovare Te mos shtyhet gjate zgjedhja e presidentit te ri

Doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit te Kosoves nuk ka shkaktuar krize institucionale ne aspektin kushtetues mirepo krize mund te thuhet se ka ne aspektin politik. Keshtu mendojne disa nga analistet e pavarur kosovar. Ramush Tahiri analist politik thote per DW-ne se shqetesues eshte fakti qe presidenti dha doreheqje para medieve ndersa kryetari i kuvendit poashtu para medieve u deklarua se merr persiper ushtrimin e detyres se presidentit ashtu sic e parasheh kushtetuta. Ramush Tahiri thote se parlamenti duhet te mblidhet urgjentisht.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Ramush TahiriPer ti dhene nje legjitimitet dhe legalitet gjithe kesaj une mendoje se parlamenti urgjentisht duhet te mblidhet sepse ne parlament me heret kane kaluar te gjitha keto procedura dhe edhe tash parlamenti duhet te miratoje doreheqjen e Fatmir Sejdiut dhe poashtu ta miratoje ushtrimin e detyres se presidentit nga ana e kryetarit te paramentit thote Ramush Tahiri.
Sipas Ramush Tahirit tash e me shume se dy vjete ekziston nje marreveshje e koalicionit ndermjet PDK-se dhe LDK-se dhe nuk duhet vonuar edhe me nje seance tjeter per ta zgjedhur presidentin e ri.
shte e vertete qe posti i presidentit i takon LDK-se dhe kjo parti duhet ta propozoje kandidatin e ri dhe te shkoje ne kuvend me nje votim formal sepse kolaicioni qeverises i ka votat ne kuvend. Mirepo zgjedhja e presidentit te ri nuk duhet te shtyhet me shume se dy jave thote Ramush Tahiri.
Doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit ndodhi vetem pak kohe para se Kosova dhe Serbia te fillojne bisedimet me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian. Presidenti i Kosoves gjate negociatave te mehershme me Serbine per statusin e Kosoves vazhdimisht e ka udhehequr delegacionin kosovar. Analisti tjeter Driton Lajqi thote per progamin tone se pa nje president te ri qe do te vije nga LDK-se nuk mund te fillojne bisedimet me Serbine.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Driton LajqiKosova tash per tash nuk mund te perfaqesohet pa koncensusin dhe pa pjesmarrjen e LDK-se ne ekipin negociator dhe kjo padyshim se do te ndikoje ne shpejtesine e bisedave me Serbine sepse ne bisedimet me Serbine nuk mund te hyje e vetme PDK-se e cila udheheqe me qeverine dhe kryeministri Hashim Thaci thote Driton Lajqi.
Tash per tash akoma nuk ka parlajmerime nga Kuvendi i Kosoves dhe partneret e koalicionit se kur mund te kete nje seance parlamentare per ta zgjedhur presidentin e ri te Kosoves. Ne baze te kushtetutes kryetari i kuvendit mund ta ushtroje postin e presidentit te vendit deri ne gjashte muaj mirepo sipas analisteve ushtruesi i detyres se presidentit e ka te pamundur fizikisht qe ta ushtroje kete post dhe te jete funksional ashtu sic duhet te jete institucioni i presidentit te Kosoves.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Esat Ahmeti