E Hënë, 2 Nëntor 2026

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Situata në Partinë Demokratike, pasi ish-deputeti Ervin Salianji mori një iniciativë për disa foltore, duket se mbetet e tensionuar. Menjëherë pas lëvizjeve të Salianjit, kryedemokrati Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, deklaruan se ish-deputeti është përjashtuar nga PD. 

Lidershipi i PD-së e akuzoi Salianjin, se takimin në Elbasan, ia organizoi Suel Çela. Ndërsa ish-ligjvënësi mohoi akuzat dhe mbrëmjen e djeshme u shfaq në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë. 

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën në Partinë Demokratike dhe protestën e djeshme, e cila sipas demokratëve do të rrëzonte qeverinë e Ramës. 

Dervishi shkruan në Facebook, se në PD u nisën që të hiqnin Ramën, por në fund hoqën nga grupi i WhattsApp, Ervin Salianjin. 

“U nisën të heqin Ramën, por si fillim hoqën Salianjin nga… grupi i WhatsApp!”, shkruan gazetari. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›