E Hënë, 2 Nëntor 2026

Analiza: Trilaterali fantazmë, Trump premton takime, por shtyn afatet

Opinino i Viviana Mazza, marrë nga Corriere della Sera

Dy javë pas samitit në Alaskë me presidentin rus Vladimir Putin, Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka pranuar se një takim mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës mbetet i paarritshëm.

Tangoja diplomatike

Fillimisht Trump e paraqiti veten si ndërmjetësues kryesor mes Moskës dhe Kievit, madje duke nisur organizimin e një takimi bilateral. Por këtë javë ai ka zbehur rolin e vet, duke deklaruar se “duhen dy për të kërcyer tangon”. I zhgënjyer, në mbledhjen e kabinetit, e tha hapur se “të gjitha janë budallallëqe”.

Masakra ruse, reagimi i ftohtë i Trump

Vetëm një ditë pas sulmi rus në Kiev që vrau 25 civilë, mes tyre katër fëmijë, dhe goditi selinë e BE-së dhe British Council, zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt, tha se presidenti “nuk është i lumtur, por as i surprizuar”.

Trilaterali si opsion

Trump po sugjeron tanimë një takim trilateral mes tij, Putin dhe Zelensky-t. Ai ka vendosur një tjetër afat 2-javor për të vendosur nëse do të imponojë “sanksione masive apo tarifa tregtare”, por ne e kemi parë deri tani me ultimatume të ngjashme, por pa veprime konkrete.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka paralajmëruar se sanksionet mbeten një opsion real, por Trump heziton nga frika se mund të bllokojnë përfundimisht bisedimet e paqes. Sipas CNN dhe Axios, presidenti po mendon seriozisht të tërhiqet nga çdo rol si ndërmjetësues.

Faji te evropianët

Sipas Axios, këshilltarët e Trump fajësojnë evropianët për pengimin e progresit, duke akuzuar disa shtete se e shtyjnë Zelensky-n drejt iluzioneve për një marrëveshje më të favorshme. Britanikët dhe francezët shihen si më konstruktivë, ndërsa vendet e tjera kërkojnë që koston ta mbajë vetëm Washingtoni.

Trump mes “MAGA”-s dhe NATO-s

Brenda bazës republikane, populistët e linjës “America First” kundërshtojnë çdo përfshirje të SHBA-ve në Ukrainë. Por Trump, ndonëse pranon se “nuk është lufta e tyre”, këmbëngul se mbështetja ajrore për Evropën “nuk i kushton gjë Amerikës”. Ai vlerëson faktin që armët amerikane po financohen nga NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›