E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e policise rriten krimet gjate 2010

Gjate vitit 2010 vihet re nje rritje e kriminalitetit ne vend ndersa eshte rritur vetem me 1 zbelueshmeria. Gjate ketyre 11 muajve jane referuar 4679 vepra penale nga te cilat jane zbuluar 3739 prej tyre ose 80 e tyre.

Ne kete veprimtari jane perfshire gjithsej 4260 autore ndaluar 15 autore arrestuar ne kushtet e flagrances 995 autore proceduar ne gjendje te lire 3180 autore jane shpallur ne kerkim 70 persona. Krahasuar me vitin 2009 ku jane referuar 4241 vepra penale nga te cilat jane zbuluar3354 prej tyre ose 79 e tyre kemi nje rritje te evidentimit me 438 vepra penale dhe njekohesisht rritje te forces zbuluese me 1 .

Kjo drejtori ka analizuar ne menyre specifike te gjitha ceshtjet qe lidhen me veprat penale si vjedhjet lendet narkotike etj. Nje rritje ka pesuar edhe krimi financiar ku jane evidentuar gjithsej 626 vepra penale si dhe jane proceduar gjithsej 861 autore nga te cilet 172 autore jane arrestuar ne flagrance dhe 689 autore jane proceduar ne gjendje te lire.

Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2009 jane evidentuar 33 vepra penale me teper si dhe 7 autore me shume. Jane kryer gjithsej 29 operacione policore ose 8 operacione me shume se e njejta periudhe e vitit 2009. Vepra penale ne fushen Kunder Korrupsionit jane evidentuar 148 vepra penale jane proceduar gjithsej 248 autore nga te cilet 43 jane arrestuar dhe 205 autore ndiqen ne gjendje te lire.

Gjate ketij viti jane hetuar 248 persona per akuzen e korrupsionit nga te cilet 43 te arrestuar dhe 205 persona ne gjendje te lire.

Ne fund te analizes Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane gjate vitit te ardhshem synon rritjen e treguesve te performances per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne te gjithe territorin e qarkut ne vazhdimin e punes per parandalimin dhe zbulimin e krimeve ne persosjen e bashkepunimit dhe bashkeveprimit me komunitetin duke e konsideruar veten nje sherbim te rendesishem publik ne dobi te te gjithe shoqerise.

2010-12-09 1501

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›