Ancelotti po e bën stafin te Reali

Pavarësisht se skuadra e PSG-së po insiston që të mbajë Carlo Ancelottin, vetë trajneri italian thuhet se është i vendosur që të kaloj te Reali. Ancelotti thuhet se në të njëjtën kohë është duke e kompletuar stafin e tij te skuadra madrilene.
Trajneri i njohur italian po tenton që ti bëjë asistent të tij në Real dy ish yjet e Milanit, Fabio Canavaron dhe Hernan Crespon. Ancelotti ka punuar me Canavaron te skuadra e Parmës, ndërsa ish mbrojtësi italian edhe vetë ka qenë lojtar i Realit./Indeksonline/