E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti u bë viral me foton e AI mes femrave, reagon Federata braziliane: Është false!

Prania e Carlo Ancelotti në Karnevalet më të famshme në botë, me fanellën e kombëtares braziliane, u bëri atë menjëherë një nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm të festimeve të këtyre ditëve.

Trajneri italian ishte spektator në sfilatat e San Paolo dhe Rio de Janeiro, në skenat respektivisht të Sambódromo dell’Anhembi dhe Marquês de Sapucaí.

Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale u bë viral një fotomontazh që tregon trajnerin Carlo Ancelotti që përqafon dhe puth tri femra njëkohësisht.

Një situatë e tillë e ka detyruar Federatën Braziliane të Futbollit (Cbf), të kontaktojë portalin G1 dhe të deklarojë se bëhet fjalë për një foto “false”, të krijuar me AI (Inteligjenca Artificiale).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›