E Diel, 1 Nëntor 2026

Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e kësaj të enjte vendosi emërimin e Andi Memetit në pozicionin e zëvendësministrit të Financave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›