Anëtarësimi, NATO nuk i bën presion Serbisë
NATO tha se nuk do ti bëjë presion Serbisë që ti bashkohet aleancës, por dëshiron që ti forcojë lidhjet me shtetin, të cilin e bombardoi në vitin 1999.
Komandanti suprem i aleancës, Stefan Abriel, tha se Serbia është faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe se NATO është e gatshme për bashkëpunim, i cili do të jetë intensiv aq sa të dëshirojë Serbia.
Abriel ka folur në konferencën vjetore të NATO-s që u mbajt në Beograd.
Qindra serbë kanë djegur flamurin e NATO-s dhe kanë hedhur parrulla kundër NATO-s gjatë protestave që kundërshtonin takimin e aleancës.
Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac tha se jemi të vetëdijshëm për emocionet e së kaluarës, por jemi plotësisht të përkushtuar për të ardhmen.
NATO goditi për 72 ditë Serbinë për të ndaluar vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.