E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anëtarësimi në NATO, takohen zyrtarët e Turqisë, Finlandës dhe Suedisë

Pas aplikimit të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO pas agresionit rus në Ukrainë dhe heqja e vetos nga na e Turqisë i ka hapur rrugë bisedimeve mes 3 vendeve për të ecur para me këtë proces.

Zyrtarë të Turqisë, Finlandës dhe Suedisë do të zhvillojnë sot një takim të përbashkët, por nuk është bërë e ditur se ku do të zhvillohen bisedimet.

“Kjo është çështje sigurie. Nëse do të tregonim se ku ndodhen zyrtarët e lartë në cilën kohë, do të ishte diçka tërësisht e pakujdesshme nga ana jonë,” tha sekretarja e shtetit e Ministrisë së Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pranoi të hiqte veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, të cilët nënshkruan një memorandum që trajtonte shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›