E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Martini mes engjëjve të “Victoria’s Secret'

Modelja me origjinë nga Shkodra nuk ka thënë asgjë zyrtarisht, por ka lënë të kuptohet diçka.

Edhe pse ka zgjedhur mënyra të ndryshme që të jetë në qendër të vëmendjes të tregut amerikan, bukuroshja shqiptare me famë botërore Angela Martini ia ka dal mjaft mirë. Por angazhimi i saj në botën e modës nuk ka të ndalur.

Përveç paraqitjes së saj në revistë e mirënjohur "Maxim", bukuroshja ka ardhur me një set të dytë fotosh të realizuara nga fotografi Fadil Berisha, krijime këto të cilat janë vlerësuar shumë nga kritikët e fotografisë dhe modelimit. Por, duket se bukuroshja shqiptare po synon shumë më tepër. Ajo, kohët e fundit është parë të shpërndajë foto të ndryshme të "engjëllusheve" të 'Victoria's Secret' duke lënë përshtypjen se në planet e saj mund të jetë edhe marrja e titullit "Engjëll" apo edhe vetëm të ketë një inkuadrim në këtë shtëpi të madhe të modës, sipas Koha Jone.

Angela nuk ka thënë asgjë zyrtarisht, por shpërndarja e fotove të njëpasnjëshme dhe vlerësimi i "engjëjve" nga ajo, ka bërë që fansat e saj të shpresojnë që edhe beniaminja e tyre të bëhet një ditë ëngëllushe e "Victoria's Secret"./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›