E Diel, 1 Nëntor 2026

Angelina Jolie zbulon trupin e saj

Angelia Jolie iu nënshtrua një operacioni në maj, pasi u diagnostifikua me kancer, ku ajo fatkeqësisht hoqi të dy gjinjtë e saj për të parandaluar agravimin e sëmundjes.

Në një rrëfim të ndjerë për “New York Times” ajo tha se nuk ndjehet më pak grua, pas ndërhyrjes.

Dhe vetëm 3 muaj pas operacionit ajo tregon krenare trupin e saj gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri në Hawaii.

Aktorja 38-vjeçare dukej shumë e bukur e veshur me një kanotiere të hollë të zezë dhe pantallona te zeza.

E vetmja shenjë e operacionit të saj ishin disa shenja të vogla në sqetullën e yllit. Angelina u pa në ishullin Oahu gjatë një shëtitje në pyll me ekuipazhin e filmit. Ata po xhirojnë për filmin më të ri “Unbroken” , ku Jolie do te jetë regjisore dhe producente.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›