E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, Princ Filipi do i nënshtrohet operacionit

Duka i Edinburgut është shtruar në spital ku do t`i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmi është bërë i ditur nga pallati mbretëror Buckingham Palace i cili ka theksuar se Duka u shtrua në London Clinic, pas dhimbjeve në bark dhe pritet të qëndrojë atje për të paktën 2 javë në të.

Pallati mbretëror lëshoi një deklaratë, ku thuhej se informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jetë e përshtatshme.

Në të kaluarën, Duka është shtruar edhe herë tjetër në spitalin e Londrës  por asgjë nuk është bërë publike më parë nga pallati mbretëror.

Princ Filipi, i cili do të mbushë 92 vjeç më 10 qershor, u tërhoq nga një angazhim zyrtar në fillim të kësaj jave.

Ai u tërhoqe nga angazhimi në Institutin Kombëtar Mbretëror për Njerëzit e Verbër, pasi nuk ndihej mirë përpara ceremoninsë së javës së kaluar, ku u shënua 60-vjetori i kurorëzimit të Mbretëreshës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›