E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli shfaqetmikrobi NDMNJiu reziston ilaceve

ANGLI- Nje supermikrob qe eshte rezistent edhe ndaj antibiotikeve me te fuqishem ne bote eshte verejtur ne spitalet britanike kohet e fundit bejne te ditur ekspertet. Nje gjen i sapozbuluar quajtur NDMNJ sic duket ka mundesi te kaloje ne lloje te ndryshme te baktereve duke iu dhene ketyre te fundit rezistence ndaj antibiotikeve. Kerkuesit thone se pacientet qe iu jane nenshtruar operacioneve plastike ne Indi dhe Pakistan kane mbartur nje klase te re te mikrobeve qe tani po quhen supermikrobe. Keto lloj mikrobesh jane hasur nga Azia jugore ne Britanine e Madhe ben te ditur BBC.

Nje studim i udhehequr nga Universiteti i Kardifit kane gjetur raste ne Indi Bangladesh dhe Pakistan si dhe 50 raste te tilla ne Britani ku pacientet se fundi kishin udhetuar ne Indi apo Pakistan per te bere operacione plastike duke qene se ne keto vende operacione te tilla nuk jane shume te kushtueshme. Ne studim sqarohet se ka mundesi qe NDMNJ te perhapet ne tere boten. Sipas eksperteve ky superbakter nuk pyet as per antibiotikun me te fuqishem ne bote te njohur si Karbepenems i cili perdoret vetem ne raste te nje rreziku shume te larte. Kjo do te thote se bakteri mund te shkaktoje infeksione vdekjeprurese qe transmetohen nga njeriu tek njeriu. Raste jane vene re ne SHBA Kanada Australi dhe Hollande. Mjeket thone se nuk ekziston asnje lloj mjekimi per ta shkaterruar kete mikrob por ata bejne thirrje qe me tu identifikuar raste te ketij lloji tek pacientet qe ndodhen ne spital duhen izoluar menjehere. Ata gjithashtu bejne thirrje per dezinfektim te spitaleve me produkte antibakteriale.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›