E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, shpresë për 14-vjeçaren pakistaneze

Mjekët në spitalin britanik ku po kurohet 14-vjeçarja Malala Yousafzai, e cila u qëllua me armë nga talebanët, thonë se kanë shpresë se ajo mund të përmirësohet.

Vajzës pakistaneze, që mbërriti në Birmingam ditën e hënë, iu hoq një plumb nga kafka javën e kaluar.
 

Drejtori i spitalit, doktor David Rosser deklaroi se disa kolegë britanikë që kanë qenë në Pakistan besojnë se ajo ka shanse serioze për një rekuperim të mirë.
 

Malala Yousafzai u dërgua nga Pakistani përmes Emirateve të Bashkuara Arabe me një aeroambulancë rreth një javë pasi ajo dhe dy moshatare u sulmuan teksa ktheheshin në shtëpi nga shkolla në provincën e Mingorës, në Luginën e Suotit.
 

Talebanët deklaruan se e kishin qëlluar atë sepse “kishte promovuar kundërlaicizmin”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›