Angli shqiptaret harrojne shqipen

Disa dite me pare kjo minsitri deklaroi se ka ne dispozicion nje fond per dergimin e librave per femijet qe studiojne gjuhen shqipe ne Greqi dhe Itali.
Nga te dhenat qe paraqesin 8 shoqata shqiptare ne Angli te cilat organizojne klasa ne gjuhen shqipe mesohet se 1745 nxens jane regjistruar te ndjekin studimet e gjuhes amtare kete vit shkollor.
Esat Brace drejtor i shoqates Nene Tereza qe vepron ne veri te Londres thote se gjate tre muajve te fundit i ka derguar disa mesazhe elektronike Ministrise se Arsimit madje edhe vete kryeministrit Berisha dhe askush nuk i eshte pergjigjur.
Sipas tij jane 300 nxenes shqiptare ne veri te Londres qe jane detyruar te paguajne vete per blerjen e abetareve pas heshtjes se institucioneve shqiptare.
Drejtuesit e Shpresa Programme ne lindje te Londres ndajne po te njejtin shqetesim. Gjate te gjithe kohes qe nga dita e pare e hapjes se klasave shqipe 6 vite me pare kjo shoqate nuk ka marre asnje liber nga shteti shqiptar.
Ndodhemi perballe deshires se madhe te shume nxenesve qe duan te mesojne gjuhen shqipe por nuk kemi baze materiale. Thjesht kemi siguaruar disa fotokopje tekstesh thote Pranvera Smith nga shoqata Iliria ne qytetin e Birmingamit ku priten te hapen dy klasa te gjuhes shqipe.
Zamira Ruspi drejtoreshe e shoqates Mother Tereza tregon se vitin e shkuar Ministria e Armisimit kishte derguar 300 tekste por kerkesa kete vit per te mesuar gjuhen shqipe nga femijet e emigranteve sa vjen e shtohet.
Megjithe perpjekjet e ketyre shoqatave numri i atyre femijeve qe studiojne gjuhen shqipe ne Britanine e Madhe eshte shume i ulet duke u llogaritur vetem ne 1.
Verehet nje tendence e emigranteve shqiptare per te komunikuar me femijet ne Anglisht qe do te thote zbehje deri ne zhdukje graduale te gjuhes shqipe per brezin e dyte te emigranteve shqiptare ne Britani qe jozyrtarisht besohet te jene mbi 100 mije persona.