E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli studentet perleshen me policine

Skena te dhunshme jane regjistruar teksa mijera persona kane protestuar kunder planeve per trefishimin e taksave te shkollimit dhe shkurtimin e fondeve per universitetet ne Angli

Demonstruesit kane hyre me force ne nje ndertese ne Westminister qe sherben edhe si selia kryesore e Partise Konservatore duke thyer dritaret dhe duke u ngjitur ne tarrace.

Ndersa jashte nje turme prej mijera vetesh te rebeluar u kane vene flaken disa pankartave dhe flamujve si dhe kane hedhur objekte ndaj nderteses.

Lideret e levizjeve studentore e kane denuar dhunen e ushtruar duke e cilesuar ate si te neveritshme.

Ata thane se rreth 50 mije vete moren pjese ne marshimin para Westminister. Nga ana e saj policia ka arrestuar 32 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›