E Enjte, 5 Nëntor 2026

Anglia dhe Gjermania spektakël në Wembley, por “Tre Luanët” zbresin në Ligën B

Në grupin 3 të Kigës A, të hënën në mbrëmje u përplasën dy big të kontinentit Anglia dhe Gjermania, të cilët zhgënjyen në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në Wembley dueli përfundoi me rezultatin spektakolar  3 me 3.

Shou i gjithi në pjesën ë dytë me gjermanët që shkuan deri në 2 me 0 falë golave të Gyndogan dhe Havertz.

Pastaj përmbysja e madhe e tre luanëve me anë të Show, Mount dhe Kane me penallti në minutën e 83.

Mirëpo për të shmangur humbjen e skuadrës së Flik,  mendoi sërish Havertz.

Anglia e mbylli grupin e fundit dhe zbret kështu në ligën B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›