E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, kundër marrëdhënieve speciale me SHBA

Londër, 28 mars, NOA - Britania e Madhe do të duhej të ishte më indiferente dhe më e gatshme tu thotë - jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nismat e saj.

Ky është vlerësimi që ka dhënë komisioni britanik i deputetëve, në lidhje mes raporteve të dy vendeve.

Komisioni i deputetëve ka rekomanduar që të mos shfrytëzohet termi raporte speciale për marrëdhëniet e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.

Londra duhet të ketë qasje më reale politike kur bëhet fjalë për raportet me SHBA-të, të ketë parasysh kufizimet dhe interesat kombëtare, thuhet në raportin e këtij komisioni.

NOA/EL

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›