Anglia, trajneri Tuchel para sfidës me Argjentinën: Do habitesha nëse do ishte një ndeshje e qetë

Është koha për gjysmëfinen mes Anglisë dhe Argjentinës. Trajneri i “Tre Luanëve”, Thomas Tuchel, ka kërkuar që ekipi i tij të mos ndikohet nga historia e rivalitetit mes dy përfaqësuesesve. Tekniku gjerman theksoi se e kaluara nuk ka asnjë ndikim te futbollistët e tij dhe se vëmendja është përqendruar vetëm te sfida që i pret.
Tuchel pret një përballje me ritëm të lartë, emocione dhe shumë ndryshime gjatë lojës, por është i bindur se Anglia është përgatitur për një duel të tillë.
“Për ne nuk besoj se ka rëndësi të flasim për historinë, sepse ajo nuk ka asnjë lidhje me ne dhe nuk do të na ndihmojë. E dimë që historia është një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës argjentinase dhe se u jep atyre motivim shtesë, por ne jemi këtu për të luajtur një ndeshje futbolli. Pres një ndeshje intensive dhe emocionale”.
“Duke parë stilin e të dyja skuadrave, si edhe rëndësinë e kësaj sfide, do të habitesha nëse do të ishte një ndeshje e qetë. Do të ketë ulje-ngritje gjatë gjithë takimit dhe jemi të përgatitur për këtë sfidë. Jemi të lumtur që do të përballemi me Argjentinën me këtë sfidë dhe do të luftojmë me gjithçka kemi”.