Anija “Butrinti” shpëton një gomone me 32 emigrantë nga Afganistani

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Anija “Butrinti” realizoi një operacion shpëtimi në detin Egje duke i ardhur në ndihmë një gomoneje me 32 emigrantë nga Afganistani.
Forca detare bëri të ditur se, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë patrullimit në Detin Egje, anija Butrinti realizoi një operacion shpëtimi (SAR), duke i ardhur në ndihmë një gomoneje me 32 emigrantë nga Afganistani, e nisur nga Çeşme me destinacion ishullin Chios.
Forca Detare/Roja Bregdetare po vazhdon me përkushtim misionin e saj humanitar në det, bën të ditur MM.
Brenda katër ditëve të fundit, janë shpëtuar gjithsej 70 emigrantë, duke dëshmuar angazhimin dhe gatishmërinë e saj për të garantuar sigurinë dhe shpëtimin e jetëve në ujërat ndërkombëtare.
/r.e//a.f/