E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija e mallrave përfshihet nga flakët / Ukrainë, tre të vdekur nga sulmi me dronë

Tre persona, mes tyre dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash, humbën jetën gjatë sulmeve me dronë të Ukrainës gjatë natës në portin rus të Rostov-on-Don dhe në qytetin Bataysk, në rajonin jugor të Rostovit. Lajmi u bë i ditur të enjten nga guvernatori lokal.

Guvernatori Yuri Slyusar, përmes një postimi në Telegram, tha se zjarri në anijen e mallrave u shua, ndërsa tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit mbetën të plagosur. Ai shtoi gjithashtu se shtatë persona të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi në Bataysk.  / abcnews.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›