E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija e rrembyer, ende ne brigjet somaleze

Anija gjigande saudite e naftes, qe u sekuestrua nga piratet, ndodhet ende ne brigjet e portit somalez Harardere, ne veri te Mogadishos.

“Sirius Star” u rrembye diten e diel, 800 kilometra ne jug-lindje te Mombases, ne Kenia dhe per rrjedhoje rreth nje mije kilometra nga zona ku veprojne piratet.

E gjate 330 metra dhe me nje peshe prej 318 mije tonelatash, ajo mban dy milione fuci nafte qe vlejne mbi 100 milione dollare.

Nderkohe, piratet ne Gjirin e Adenit kane sekuestruar nje tjeter anije qe ishte nisur nga Hong Kongu.

Anija “Delight”, me 25 anetare te ekuipazhit ne bord, transportonte 36 mije tonelata mjell.

Sipas agjencise se lajmeve “Xinhua”, ajo ishte drejtuar per ne Iran, ku dhe do te shkarkonte ngarkesen.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›