Anija luksoze turistike “Seabourn Quest” mbërrin në Sarandë me 446 turistë

Edhe pse vera ka përfunduar, Shqipëria vijon të mbetet një destinacion i preferuar për turistët e huaj, të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar për të shijuar ditët e ngrohta të fillimvjeshtës.
Këtë të mërkurë (2 shtator), në brigjet e Sarandës ka ankoruar anija luksoze turistike “Seabourn Quest”, e cila ka sjellë 446 turistë.
“Seabourn Quest” e viziton për të gjashtën herë këtë vit Sarandën, duke u renditur mes 47 anijeve turistike që kanë sjellë turistë të huaj në qytetin bregdetar.
Kalendari i lundrimit të tyre, duke përfshirë Sarandën, këtë vit turistik shkon deri në dhjetor.
/rtsh.al/