E Diel, 1 Nëntor 2026

Anila debaton me banoret Graciano Ruaj qetesine duan te te provokojne

Disa nga banoret qendrojne ne oborr duke debatuar. Anila ka debatuar per nje kohe te gjate me Arbrin e Francesken e tanime Vlashi e pyet se cfare vlerash ka treguar ajo ne BB. Anila i pergjigjet se nuk ka pohuar se ka ardhur per te shfaqur vlerat e saj por do te mesoje nga banoret e tjere. Arbri e pyet se cfare ka dhene ajo deri tani ne BB e ajo pergjigjet se ka treguar veten sic eshte dhe ne jeten jashte qe do te thote se nuk ka bere thashetheme te pabaza e Franceska nderhyn dhe e mohon. Anila shprehet se Franceska eshte e para qe ben thashetheme per te gjithe banoret mbrapa kraheve dhe eshte e shtirur.

Franceska i pergjigjet se eshte intrigante e Arbri nderhyn duke thene se qellimi i tyre eshte te nervozojne Anilen e ta bejne te humbe toruan. Anila pergjigjet se asnje nga banoret nuk e ka fuqine per ta ndryshuar e Vlashi thote se cdo person duhet te ndryshoje kur shikon qe ka diku nje gabim dhe meson nga shoqeria. Graciano nderhyn dhe i thote Vlashit se as Anila as ndonje tjeter nuk mund te ndryshoje sepse ia kerkon dikush tjeter. Anila shprehet se nje person mund te ndryshoje vetem kur ia kerkon nje person i familjes ose nje njeri i afert.

Arbri shprehet se Anila nuk e ka te drejten qe te pergjithesoje se banoret flasin gjera pa vlere. Franceska shprehet se secili nga banoret ka shkuar ne BB per nje qellim e ne kete moment Anila shprehet se ka ardhur qe te tregoje moralin e saj. Graciano e keshillon Anilen te ruaje qetesine pasi te tjeret kerkojne qe ta nervozojne.

Banoret futen brenda ne sallon dhe vazhdojne me te njejtat tone te debatit. Anila shprehet se deshiron ta pyese Vlashin perse e ka nominuar por ai i pergjigjet se kete gje do ta bisedojne kur te jene vetem. Anila i thote Arbri se perderisa tha qe ka hyre te beje banoret per te qeshur atehere ai po luan rolin e kllounit. Meti nderhyn dhe i thote Aniles se duhet te kishte qene me produktive e te kishte hapur tema diskutimi ne shtepi por Anila i kundervihet dhe Metit. Klaudja nderhyn dhe shprehet se Arbri i provokon banoret e ata bien pre e tij. Arbri shprehet se Klaudja eshte person antipatik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›