E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anila debaton perseri me Metin dhe te tjeret kunder saj- Franceska I jepni rendesi Aniles

Banoret ndodhen jashte duke shijuar diten e bukur dhe fillojne te flasin per artistet me fame boterore qe kane qene ne Shqiperi. Anila u tregon se ka qene pjese ne disa koncerte ku kane qene te ftuar artiste te medhenj dhe banoret fillojne ta kundershtojne. Ata thone se artistet per te cilet flet Anila nuk kane qene asnjehere ne Shqiperi por Anila mundohet qe tu mbushe mendjen se ka te drejte dhe u jep edhe detaje por ata vazhdojne qe ta kundershtojne. Banoret e tallin Anilen dhe nje nder ta eshte edhe Meti. Me Metin Anila edhe pse ka pasur nje marredhenie shume te afert me te saqe eshte perfolur se midis tyre do te kete edhe nje lidhje por kjo jo vetem qe nuk ndodhi por tashme marredhenia e tyre eshte acaruar se tepermi.

Qe pas tentatives per tu sqaruar me Metin Anila ka debatuar shume ashper me te. mbreme ata debatuan duke kaluar edhe ne ofendime te renda dhe te bertitura te medha dhe kjo ka bere qe marredhenia e tyre te ndryshoje. Edhe gjate diskutimit Anila debaton perseri ashper me Metin. Ai i thote se ajo nuk mund te flase me siguri per nje gje qe e kundershtojne te gjithe te tjeret por Anila i thote se banoret e tjere nuk kane qene ne Shqiperi ne ate kohe. Meti i thote Aniles se ajo flet kot dhe Anila i thote qe te mos i flase fare asaj.

Te dy ngrejne zerin ku Meti thote se ai mund te flase kur te doje ndersa Anila i thote se me te nuk do qe te flase fare nese nuk eshte dicka per te cilen jane te detyruar. Edhe banoret e tjere flasin me ironi kunder Aniles dhe ajo debaton me ta duke u thene se ata kane informacion te gabuar dhe per te vertetuar ate qe thote Anila i fton qe te marrin informacion ne dhomen e rrefimit por banoret refuzojne.

Anila shkon brenda qe te gatuaje dhe banoret bejne thashetheme per te. Franceska i thote Vlashit dhe Liamit se ata po i japin shume rendesi Aniles. Sipas saj ajo e di qe po thote dicka te gabuar por e ben vetem per ti kundershtuar ata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›