E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anila i kerkon Metit sqarime per sjelljet e fundit kundrejt saj

Anila dhe Meti dalin ne zonen prane pishines dhe fillojne te sqarojne gjerat midis tyre. Shpesh ata edhe kane debatuar javen e kaluar duke bere qe marredhenia e afert midis tyre te ndryshoje. Anila i kerkon Metit qe ta sqaroje perse ai ka ndryshuar qendrim ndaj saj dhe pse futet ne debatet e saj me banoret e tjere duke i dale edhe ai kunder. Meti i thote se atij nuk po i pelqen menyra se si eshte sjelle Anila kohet e fundit dhe se ajo nuk e ka marre fare ne konsiderate ate qe mendon ai.

Meti i thote Aniles se banoret e sulmojne dhe e vene shpesh ne loje sepse ajo vete i ka toleruar me shume se cduhet ne ditet e para te qendrimit te saj ne shtepi. Anila eshte e merzitur per nje debat qe ka pasur me Metin per faktin se ky i fundit fliste me Liamin dhe Anila i doli perpara duke i zene pamjen. Anila i thote Metit se ajo nuk donte te merziste ate por donte qe ti nderpriste fjalen Liamit sepse ne kete menyre ia kthente atij me te njejten menyre Liamit.

Anila i kerkon Metit qe ai te mos i dale kunder sepse banoret e tjere e ngacmojne per Metin dhe ky i fundit i thote se ajo nuk ka ndenjur me Metin me shume se me banoret e tjere. Mos reago kur te tjeret flasin ne pergjithesi pse i merr gjerat personale i thote Meti Aniles e cila e akuzon se ai i eshte kundervene asaj duke u bashkuar ne mendime e debate me pjesen tjeter te banoreve.

Per nje kohe te gjate Meti dhe Anila sqarojne keqkuptimet perfshire edhe marredhenien midis tyre. Anila i thote Metit se ai duhet te reagonte kur banoret e tjere e ngacmonin per nje ndjenje apo lidhje midis tyre dhe Meti i thote se ai nuk ka folur sepse banoret kane ngacmuar Anilen vetem per shkak se ajo u kthente pergjigje duke i kundershtuar.

Me pas Meti dhe Anila largohen duke shkuar ne drejtime te ndryshme te shtepise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›