E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anis Mehmeti, dygolësh në Angli

Anis Mehmeti shënoi dy gola në pjesën e parë për të vendosur Bristol City në rrugën e duhur për një fitore bindëse 3-0 në kampionat(Championship) ndaj Portsmouth.

Në “Ashton Gate”, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të kur topi i Max Bird nga mesfusha përfundoi në këmbët e sulmuesit shqiptar, të cilit iu lejua një vrapim përpara se të gjuante me qetësi me këmbën e djathtë, për të dërguar topin në rrjetë.

Për të firmosur 2-0 në minutën e 32-të, Mehmeti shfrytëzoi një krosimi të ulët të Nahki Wells nga e majta për të dërguar topin në shtyllën e largët. Goli i tretë u shënua nga Dickie në minutën e 35-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›