Anis Mehmeti premton gola të tjerë

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti ishte protagonisti Bristol Sitit në fitoren përballë Leicesterit, pasi goli i tij në minutën e 73-të vulosi fatin e takimit. Mehmeti duke folur për kanalet zyrtare të klubit thekson se është shumë i lumtur për golin dhe se synon që të ndihmojë skuadrën duke shënuar gola të tjerë të rëndësishëm.
“Padyshim që jam i gëzuar, i gëzuar për djemtë sepse ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe ne jemi të kënaqur që morëm tre pike. Mendoj se bëra mirë edhe pse ndoshta mund të kisha shënuar një tjetër gol në pjesën e parë, por jam i kënaqur me pikët.
Njëzet e pesë mijë tifozë ishin në stadium dhe ata na përkrahën fuqishëm. Unë synoj që të jem në gjendje t’i shpërblej sepse ka qenë një ecuri e vështirë, por kjo tregon se ata qëndrojnë me ne dhe besojnë në atë që po bëjmë”, ka thënë sulmuesi shqiptar në një intervistë për kanalet zyrtarev të Bristol Sitit.