Anisa Ruseti emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot në postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Anisa Rusetin.
Ruseti ka mbajtur më parë postin e ish-nënkryetares së Bashkisë Tiranë dhe atë të Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/e.i/r.e/