Ankara sot raundi i 63-të i bisedimeve eksploruese Turqi-Greqi

Raundi i 63-të i bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë do të zhvillohet sot në Ankara.
Duke iu referuar raundit të 63-të të bisedimeve eksploruese me Turqinë, ministri i Jashtëm Nikos Dendias, gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun e tij qipriot, Nikos Christodoulides, pas takimit të tyre në Athinë, theksoi se ”është e papranueshme që Turqia, përmes provokimeve të vazhdueshme dhe deklaratave ndezëse, të përpiqet të minojë klimën e bisedimeve para se ato të fillojnë”.
“Greqia nuk kërcënon askënd, por nuk frikësohet nga veprimet ilegale. Ajo do të mbrojë sovranitetin e saj, do të mbrojë të drejtat e saj sovrane sipas ligjit ndërkombëtar dhe Ligjit të Detit”, theksoi Dendias./ATSH