E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ankimimi për Bashkinë Belsh, KAS i jep kohë koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të depozitojë fizikisht provat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi të martën kërkesën ankimore të subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me objekt kundërshtimin e vendimit “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve”, për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Belsh, në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkonte rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të njësisë zgjedhore, Bashkia Belsh, si dhe miratimin e tabelës përmbledhëse për zonën zgjedhore Bashkia Belsh, duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërmi dhe rivlerësimi i votave.

“Në kuadër të këtij ankimi, KAS vendosi pezullimin e shqyrtimit, duke i dhënë kohë kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, që deri ditën e hënë, të depozitojë fizikisht provat e relatuara gjatë shqyrtimit.”- thuhet në njoftimin për shtyp.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkonte edhe pavlefshmëri për zgjedhjet e zhvilluara në QV nr. 2565/01 IEVP, Burgu Kosovë, të zonës zgjedhore Bashkia Belsh, si dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkia Belsh, duke mos përfshirë rezultatin e QV me nr. 2565/01 IEVP Burgu Kosovë.

Nisur nga këto pretendime, KAS vendosi të kërkojë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për 22 zgjedhësit e QV-së së posaçme IEVP Burgu Kosovë, lidhur me masën e dënimit, kohën kur janë dërguar këta zgjedhës në këtë IEVP, si dhe nëse janë në kushtet e ndalimit për të votuar sipas parashikimeve ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›