Ankohet Drita e Gjilanit, ja komunikata

Klubi Futbollistik Drita nga Gjilani, po vazhdon të kërkojë vendime te rrepta në futbollin Kosovar.
Nënkryetari i Bordit të KF Drita, Z. Besim Ismaili, tregon se ka zhvilluar një takim me kreun e FFK-së dhe përfaqësuesit e klubeve të super liges .
Sipas tij rëndësia e këtij takimi ka qenë rreth problemeve të fundit në kampionat dhe kërkesa e KF.Dritës që të ketë një përfaqësues në FFK , si anëtar i superligës që jemi.
“ Ne kërkuam nga kreu i FFK-se që të mirren masa diciplinore ndaj atyre që ja prishin imazhin futbollit kosovar dhe që FFK-ja të mos jetë për dikë nënë e për dikë njerkë. Javëve të fundit kanë ndodhur përleshje apo ti quajmë arena të gladiatorëve nëpër stadiume, mirepo ne jemi të paknaqur me venditmet që janë marrë, si për mos organizim të mirfillt,shkëmbime grushtash, hudhje të gjësndeve në fushë etj . Eshtë dashur të dënohen ashpër inicuesit e prishjes dhe rendit për mos organizim të mirfillt, dhe në qoftëse është e nevojshme me përjashtim nga garat apo marrjen e pikëve,që të vetedisohemi dikur? Tha Z.Besim Ismaili.
Z.Besim Ismaili bëri thirrje klubeve që mos të dalin me deklerata dezinformuese, njollosin opinionin futbolldashës kinse klubet po punojnë kundër njërit apo tjtërit . Ne i rekomandojme kreut te FFK-se Z.Fadil Vokrrit që në asnjë mënyrë mos të bëjë lëshime, si ne rastet e fundit me disa vendime qesharake!
Sipas nënkryetarit të Bordit të KF Drita duhet te mirren vendime strikte , në qoftëse mendojmë të avancojmë futbollin Kosovar./Indeksonline/