E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankthi gjatë bisedave telefonike, shkenca vihet në lëvizje, çfarë premton inteligjenca e re artificiale

Ankthi gjatë bisedave telefonike, shkenca vihet në lëvizje,

Garës së inteligjencës artificiale i bashkohet një kompani që prodhon syze që mund të ndihmojnë njerëzit të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin.

Bryan ChiangSo, një student 22 vjecar i Shkencave Kompjuterike të Stanford University ka krijuar RizzGPT. Kjo risi e teknologjise ofron përmes syzeve të dizajnuara me një mikrofon të integruar dhe kamera, një program te hapur që do lehtësojë komunikimin.

RizzGPT do monitorojë bisedat permes mikrofonit duke transformuar fjalët në tekst. Më pas programi dërgon tekstin e bisedës tek Inteligjenca artificiale për të gjeneruar një përgjigjë, e cila shfaqet në ekranin e integruar te syzeve.

“RizzGPT praktikisht përdor inteligjencën artificiale për të prodhuar për përdoruesin karizëm, kështu që dëgjon bisedën e përdoruesit dhe i thotë saktësisht sesi të përgjigjet”, tha ChiangSo për mediat.

Kjo IA është konceptuar si një mjet ndihmës për të ndihmuar përdoruesin për gjëra që mund të ketë harruar dhe për t’ia lehtësuar komunikimin. Krijuesi e ka konceptuar për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga ankthi social dhe kanë vështirësi për të folur me të tjerët.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›