Anonymous marrin mijëra numra kartash krediti, paratë për bamirësi
Lëvizja Anonymous (Anonimët) ka deklaruar se ka vjedhur mijëra numra kartash krediti dhe informacion tjetër personal që u përket klientëve të firmës amerikane Stratfor. Si për ironi, Stratfor, më bazë në Teksas, siguron analiza politike, ekonomike dhe ushtarake për të ndihmuar klientët që të ulin rreziqet. Një haker tha se qëllimi ishte të merrnin para nga llogaritë e të pasurve dhe tua shpërndanin ato njerëzve për Krishtlindje. Disa viktima kanë pranuar se në llogaritë e tyre ka pasuar transaksione të paautorizuara të lidhura me kartat e kreditit. Viktimat e kësaj lëvizjeje të Anonymous përfshijnë një rang të drejtuesve të Apple Inc., U.S. Air Force, Miami Police Department, duke siguruar kështu më shumë se 4 mijë numra kartash krediti, fjalëkalime dhe adresa shtëpish. Të gjitha paratë e vjedhura u dhanë për bamirësi dhe një prej kompanive jofitimprurëse që ka marrë para nga Anonimët ishte Kryqi i Kuq.