E Diel, 1 Nëntor 2026

Ansip: Investimet e Estonisë do rriten

Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip deklaron se Shqipëria është burim investimi dhe bisnesi i Estonisë do të rrisë edhe më tej prezencën e tij në vendin tonë. Në

Forumin e biznesit Shqipëri-Estoni, ku i pranishëm ishte edhe kreyministri i Shqipërisë Ansip theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë është shumë i lartë, por ai theksoi se mbetet shumë për t'u përmirësuar në sektorin e biznesit. "Shqipëria ka shumë fusha në të cilat mund të investohet. Interesi i investitorëve të Estonisë për vendin tuaj është shumë i lartë. Ashtu si ka ndodhur vitet e shkuara, edhe tani numri i biznesit estonez në vendin tuaj do të rritet", theksoi ai.

Sipas Ansip, mundësitë për investime janë shumë të larta dhe Estonia do të përdorë në mënyrën më të mirë këto mundësi.
Ai theksoi se Estonia do mbështesë vazhdimisht ekonominë e vendit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›