Antibiotiket perdoren pa kriter
Antibiotiket ne vendin tone po perdoren pa kriter. Nga specialistet e shendetesise pervecse ne dem te pacienteve ky fakt konsiderohet si shperdorim me barnat. Shqetesimin e ngriti dje vete ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate Konferences Kombetare te Infeksioneve Spitalore dhe Antibiotikorezistences. Tendenca e shperdorimit te antibiotikeve ka qene nje tendence e vjeter dhe e re ne sherbimin shendetesor shqiptar. E vjeter persa i takon perdorimit te tyre me pare. E re per hir te perdorimit shpeshhere pa kriter te antibiotikeve te rinj. do antibiotik pa vend eshte shperdorim financiar ne njeren ane shperdorim shendetesor ne anen tjeter dhe privim shendeti per disa te tjere tha Petrit Vasili minister i Shendetesise. Nje tjeter problem madhor me te cilin ndeshet shendetesia shqiptare eshte edhe ai i infeksioneve spitalore. Gjysma e pacienteve te shtruar ne spitale vec diagnozave te para semuren edhe nga prezenca mikrobike ne sallat e operacioneve apo shtreterit e mjekimit. Specialistet referuan se infeksionet spitalore rrisin diteqendrimin ne spital dhe kane kosto shendetesore e financiare. Madje nje pjese e tyre te marra ne sallat operatore mund te shkaktojne edhe vdekjen e te semureve. Stafilokoku eshte mikrobi qe haset me shpesh ne ambientet e spitalit ku ka mangesi sa i perket protokolleve te dezinfektimit. Kemi urdheruar ngritjen e funksionimit te njesive per parandalimin e kontrollit te infeksioneve spitalore prane spitaleve rajonale ku jane detajuar te tera veprimet tha ministri i Shendetesise.