E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Antibiotikët po na mbrojnë gjithnjë e më pak”, kryelaborantja Tafaj tregon rrezikun nga mbipërdorimi

Antibiotikët po na mbrojnë gjithnjë e më pak për shkak të përdorimit të tyre pa kriter. Laboratorët e spitaleve universitare ne vend po konstatojnë gjithnjë e më shpesh mikroorganizma rezistent ndaj tyre dhe lista sa vjen e bëhet me e gjatë. Kyrelaborantja e laboratorit mikrobiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi” në një interviste eskluzive për RTSH tregon patogjentët që kryesojnë listën dhe që rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës

Shefja e laboratorit mikrobiologjik në Spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” thotë se pas pandemisë gjëndja është përkeqësuar.

“Deri para 10 viteve ne izolonim shumë rrallë mikroorganizma rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve, ndësa kjo gjë vitet e fundit është bërë gjithnjë e më e shpeshtë. Ne sot izolojmë mikroorganizma që rezultojnë rezisntë ndaj të gjithë antibiotikëve që ne testojmë. Ky është një fenomen jo veteëm shqiptar por të gjithë botën“, tha kryelaborantja Tafaj.

OBSH ka bërë një listë me 13 patogjenë prioritarë që po kërcëojnë më shumë shëndetin e populltës e ndaj të cilëve është vështirë të luftohet

Kryelaborantja thotë se fatkeqësisht jemi në situatë jo të mirë dhe kërkohet vëmëndje e veccantë pasi këta patogjenë veprojnë më shpejt se ne.

OBSH ka ngritur alarmin për rritjen e rezistencës ndaj përdorimit të antibiotikëve pasi numri i vdekjeve me këtë shkak po rritet ndërsa shumë infeksione spitalore po bëhen të pamundura për t’i trajtuar nga përdorimi pa kriter i tyre.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›