E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Antidroga në Tiranë/ Si funksiononte skema, katër prej të arrestuarve taksistë, ja sa shitej lënda narkotike në treg

Detaje të reja janë zbardhur sa i takon skemës që funksiononte për shpërndarjen e lëndëve narkotike të goditur një ditë më parë nga sektori antidrogës ku u ekzekutuan 27 masa arresti.

Burime për ABC News thanë se 4 prej te arrestuarve ishin taksistë, dhe disa të tjerë e shpërndanin lëndën narkotike me skutera. Një pjesë e vogël lëviznin me makina.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime një doze kokaine 0.8 e shisnin 70 deri në 80 mijë lekë. Dozën 0.4 e shisnin 35 deri në 40 mijë lekë. Ndërsa një dozë heroinë 0.3 shitej 10 deri në 15 mijë lekë.

Telefonat celular të të arrestuarve që janë sekuestrohen po verifikohen për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›