E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antiterrorizmi, rregulla të reja për sigurinë në SHBA

Uashington, 2 prill, NOA Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin sot masat e reja për heqjen e skanimit të detyrueshëm të udhëtarëve në aeroporte. Rregullat aktuale sanksionojnë kontroll të detyrueshëm për pasagjerët që vijnë nga 14 vende, të cilat konsideroheshin të pasigurta nga SHBA-ja.

Një zyrtar amerikan tha se skanimi do tu bëhet vetëm atyre udhëtarëve që dyshohen për kërcënime terroriste.

Procedurat e reja do ti zëvendësojnë masat që u vunë në jetë pas përpjekjes për të hedhur në erë aeroplanin mbi Detroit në ditën e Krishtlindjeve.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›