Anulohet “Gjenerali“

Lajmin Teatrit Kombëtar të Kosovës ia ka kumtuar Adem Karaga, Drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit. Sipas Karagas, problemet financiare janë arsyeja kryesore për anulimin e turneut në Prishtinë me shfaqjen Gjenerali!
Karaga, nëpërmjet telefonit, ka shpjeguar arsyet për këtë anulim të pakëndshëm, duke potencuar posaçërisht mosgatishmërinë e Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë që të mundësojë këtë turne në Prishtinë.
Teatri Kombëtar i Kosovës patë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur trupën mysafire të teatrit të Shkupit. Interesimi i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.
Na vjen keq që u anulua ardhja e Gjeneralit në Prishtinë. Vërtet na vjen keq, posaçërisht për publikun që tregoi kaq shumë interesim për këtë shfaqje. Fatkeqësisht ne, nga ana jonë, nuk kemi mundur të bëjmë asgjë. Me kapacitetet tona ne u kemi ofruar mbulimin e shpenzimeve të akomodimit, por nuk kemi mundur të ofrojmë më shumë, tha Jeton Neziraj, Drejtor Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke shprehur bindjen se ardhja e Gjeneralit do të mundësohet në një të ardhme të afërt.