Apeli: Basha, jo i pandehur

(UPDATE) Procesi me dyer te mbyllura ka zgjatur vetem 30 minuta dhe pas pretendimeve te avokatit mbrojtes dhe prokurorit, Gjykata e Apelit dha vendimin e saj.
Ashtu sikurse vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare edhe Apeli deklaroi te pavlefshme aktet proceduriale te hetimeve paraprake, si edhe akt njoftimin e akuzes per Lulezim Bashen. Cka do te thote se sipas ketij vendimi ish-ministri i Transporteve nuk eshte me i pandehur pasi eshte thirrur si i tille pas dates 6 nentor dhe sipas akteve proceduriale te cilat konsiderohen te pavlefshme.
Gjykata e Apelit ne kete menyre ka vendosur te anulloje cdo veprim qe prokuroria ka bere nga 6 nentori deri ne 6 dhjetor 2008, dhe sipas ketij vendimi ai nuk ka me asnje akuze. Ky vendim do te thote se ne 27 shkurt ne Gjykaten e Larte do te kete perplasje mes prokurorise nga njera ane dhe mbrojtjes se Bashes.
Prokuroria do kerkoje te vazhdoje gjykimi, por nga ana tjeter do te jete edhe mbrojtja e cila do te pretendoje se klienti i tyre eshte i zhveshur nga akuzat sipas vendimit te Apelit. Tashme cdo gje mbetet te dore te Gjykates se Larte, e cila ose do te pranoje te nise gjykimin ose do ta rrezoje edhe ajo prokurorine.